Telegrafi

Tayna e kompleton me klip duetin e ri me L’Algerino

(Foto: Screenshot/YouTube/L'Algerino)

“La Boca” është titulli i këngës së re që Tayna e ka sjellë në bashkëpunim me L’Algerino që fillimisht ishte publikuar vetëm në versionin audio.

Gjatë të enjtes, artistët kanë vendosur që ta publikojnë edhe versionin e shoqëruar me videoklip.

Si rëndom, reperja – emri i vërtetë i të cilës është Doruntina Shala – është kujdesur që të vijë atraktive në videon muzikore.

Për anën vizuale te “La Boca” është angazhuar produksioni Sekuencë që e ka realizuar videoklipin.

https://www.youtube.com/watch?v=mcuC7OX5cdk

Samir Djoghlal, i njohur me emrin artistik L’Algerino, është reper me origjinë algjeriane i lindur në Francë.

Tayna dhe L’Algerino kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Në janar, ata publikuan duetin “Moona” që u shndërrua në hit dhe numëron 21 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/