Telegrafi

Tayna duket në formë të mahnitshme teksa pozon pranë makinës luksoze nga New Yorku

Tayna (Foto: Instagram)

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, tash e disa ditë është izoluar në New York, për shkak të përhapjes së coronavirusit tanimë në mbarë botën.

Këngëtarja, e cila në Instagram numëron 1.3 milion ndjekës, nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), 23-vjeçarja ka sjell një imazh atraktiv teksa ka pozuar pranë veturës luksoze “Rolls Royce”.

“Po, nëse hipni me mua ne shkojmë vetëm në maje”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.

Lexo po ashtu Tayna shijon një ditë të nxehtë në Miami, merr vëmendje me pozën në bikini

Ndërsa, me t’u publikuar fotoja ka marrë mbi 700 komente dhe me mbi 35 mijë pëlqime.

Si shumë nga artistët e tjerë, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) është detyruar t’i anulojë disa koncerte, përfshirë edhe këtë në Amerikë.

Ndërkohë që, e njëjta po vazhdon të transmetojë këshilla dhe mesazhe inkurajuese të ndryshme për fansat në rrjetet sociale. /Telegrafi/