Telegrafi

Tayna dhe Mozzik së shpejti me këngë të re

Reperja nga Prizreni, Tayna dhe artisti i njohur Mozzik, muaj më parë paralajmëruan një këngë të përbashkët.

Lajmin e kishte konfirmuar edhe menaxheri i Taynës për Telegrafin, teksa tha: “Po do jetë një bashkëpunim mes të dyve dhe pritet të publikohet së shpejti”.

Lexo po ashtu Konfirmohet bashkëpunimi i Taynës me Mozzik

Ndonëse nuk u lansua këtë vit, dyshja duket se tashmë kanë nisur xhirimet dhe se ky projekt do të finalizohet në fillim të vitit 2020.

Kjo u dëshmua edhe me një postim të Doruntina Shalës (emri i vërtetë i Taynas) në Instagram, e cila prezanton njërën prej veshjeve të klipit.

“Edhe e lamë mos me i qit rrobat e spotit njëhere bre”, është komenti që ia ka lënë Mozzik – Taynës, ndërsa nuk ka munguar një replikë nga ana e saj me përshkrimin, “kënga spekulushëm”.

Ndërkaq, reagimet ishin të shumta edhe nga ana e fansave të tyre, të cilët mezi po presin për projektin.

Mozzik dhe Tayna së shpejti me këngë të re (Foto: Instagram)

Ky bashkëpunim i Taynës me Mozzik padyshim që do jetë hiti i vitit 2020. /Telegrafi/