Tayna ka qenë një prej sensacioneve të muzikës gjatë vitit të kaluar.
Këngëtarja prizrenase ka sjell një numër të këngëve që u shndërruan në hite gjersa ka mbajtur edhe koncerte të shumta.
Kjo ka bërë që bukuroshes t’i shtohen edhe të ardhurat financiare, me ç’rast ka vendosur ta qerasë veten me një dhuratë.
Ajo ka zbuluara pak çaste më parë se ka blerë një veturë të re dhe është shumë luksoze.
Vetura i përket markës Mercedez Benz dhe ka ngjyrë të zezë gjersa thuhet se kap vlerat e 30 mijë eurove.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/