Site icon Telegrafi

Tayna- artistja e parë shqiptare në ballinën e revistës gjermane, ‘Life’

Tayna në ballinën e revistës gjermane "Life" (Foto: Instagram)

Reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala e njohur me emrin e artit Tayna, përgjatë këtyre dy viteve karrierë korri suksese të mëdha me projektet e saj, të cilat pushtuan thuajse çdo platformë muzikore.

Për sukseset e saj të shumta, tashmë po shkruajnë edhe tabloidet ndërkombëtare.

Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni është përzgjedhur nga revista e njohur gjermane, “Life” për muajin tetor, madje është e para artiste nga Kosova, e cila shfaqet në ballinën e kësaj reviste.

E njëjta revistë në llogarinë zyrtare në Instagram ka shkruar. “Ballina e revistës “Life”, për tetor të vitit 2019 me reperen më të mirë të momentit Tayna. Artistja e parë shqiptare në ballinën e një reviste gjermane”.

Ky padyshim se është një sukses tejet i madh për 23-vjeçaren, ku lirshëm mund të thuhet se këto vite është shndërruar në senzacion.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Artistja në fjalë debutoi në tregun muzikor shqiptar në vitin 2018 me hitin “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me Don Phenom.

Pas këtij projekti, pasuan edhe projektet e tjera muzikore si: “Shqipe”, “Fake” dhe “Doruntinë”, “A je” në bashkëpunim me Ledri Vulën, “Ring Ring”, “Caliente”, “Pasite” e krejt në fund edhe bashkëpunimin me Dafina Zeqirin “Bye Bye”. /Telegrafi/

Exit mobile version