Ylli i muzikës, Taylor Swift sigurisht që nuk i mungon prezenca në skenë.
Këngëtarja performoi një zhytje spektakolare në skenë gjatë një shfaqjeje në Arizona, e cila ishte pjesë e turneut të saj të shumëpritur “Eras”.
Momenti i papritur është kapur në video dhe tashmë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, shkruan Marca.
Në fakt, tashmë ka grumbulluar miliona shikime në Twitter dhe TikTok, pasi është postuar vetëm disa ditë më parë.
Në fillim të videos, Swift mund të shihet duke kënduar “You Belong With Me”, më pas ajo shëtit në mënyrë elegante nëpër skenë me një fustan jeshil përpara se të zhytet papritur me kokë në një vrimë që ishte e fshehur nga turma.
Një efekt skenik u përdor më pas për të krijuar një spërkatje të gjelbër – ku dukej sikur ajo ishte zhytur në një oqean.
Pasi ajo u hodh, imazhet e Swift duke notuar në një pasarelë u projektuan në ekranin e madh përpara se këngëtarja u rishfaq me një veshje të re ngjyrë vjollce për të kënduar këngën e saj “Lavender Haze”.
Qindra mijëra fansa reaguan në mediat sociale për të shprehur tronditjen e tyre për atë që ndodhi.
Marifeti surreal i la fansat të pyesin veten sesi ajo ishte në gjendje ta arrinte atë.
Theksojmë së turneu i Taylor do të vazhdojë deri më 9 gusht që do ta shohë atë të përfundojë datat në SHBA, megjithëse nuk janë publikuar data ndërkombëtare. /Telegrafi/