Telegrafi

Taylor Swift vazhdon t’u dhurojë para fansave të mbetur pa punë si pasojë e coronavirusit

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Fituesja e dhjetëfishtë e çmimit Grammy, Taylor Swift, ka vazhduar t’u japë para fansave, të cilët kanë mbetur pa punë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Shumë vende të punës janë mbyllur në gjithë botën si pasojë e izolimit për të shmangur infeksionin me COVID-19, ashtu që njerëzit kanë mbetur pa vende pune.

“Mund të themi se po kalojmë nëpër një periudhë të papërjetuar më parë. Shpresoj që të gjithë të jeni të sigurtë dhe të shëndetshëm”, ka thënë 30-vjeçarja gjatë një bashkëbisedimi me SiriusXM’s Hits 1 nga shtëpia e saj.

(Foto: jess/Twitter)

“Ndoshta jemi të izoluar fizikisht, por mund t’i ruajmë kontaktet me njerëzit. Mund të luajmë lojëra me miqtë dhe familjarët tanë përmes telefonit… Kjo është një nga të arriturat e mëdha të teknologjisë moderne”, ka shtuar këngëtarja.

Lexo po ashtu Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat e tyre që humbën vendet e punës pas përhapjes së coronavirusit

Pos që u ndihmon fansave me nga 3.000 dollarë donacione, Taylor dëshiron ta shtojë ndihmën, sidomos për ekipet mjekësore dhe punonjësit shëndetësorë.

Në ndërkohë, Swift akoma nuk e ka shtyrë datën për turneun e saj 15-ditor, Lover Fest, që është caktuar të fillojë më 20 qershor në Werchter Festivalpark të Belgjikës. /Telegrafi/

(Foto: Lover Fest)