Telegrafi

Taylor Swift vazhdon të thyejë rekorde – koncertet e saj në Melbourne u ndoqën nga afro 100 mijë njerëz

Taylor Swift performoi tre netë me radhë në Melbourne në stadiumin ‘Melbourne Cricket Ground’, ku një rekord prej 96 mijë njerëz e dëgjonin atë çdo natë.

Me këtë, artistja vendosi një rekord për koncertin më të madh nga një interpretuese femër në këtë dekadë.

Megjithatë, ajo që po ndodhte para stadiumit ishte edhe më mbresëlënëse.

Taylor Swift

Në fakt para stadiumit janë mbledhur mijëra persona të cilët nuk kanë arritur të blejnë biletën, por kanë ardhur për të shijuar muzikën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Në TikTok u shfaqën informacione se 50 mijë njerëz u mblodhën para stadiumit, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Taylor Swift

Pamjet e njerëzve që rrethojnë stadiumin u bënë virale.

“Kjo është e gjithë thelbi i muzikës, sa e mrekullueshme të shohësh kaq shumë njerëz të bashkohen për muzikë”, “Çfarë atmosfere pozitive”, “Swift ka një ushtri” – qenë disa nga komentet.

@darrendans 96,000 inside and 50,000 outside #melbourne #taylorswift #erastour #taylorswifterastour #mcg #erastourmelbourne ♬ original sound – Darrendans

Pas Melbourne, Taylor Swift do të shkojë në Sydney, ku do të performojë të premten, të shtunën dhe të dielën. /Telegrafi/