Telegrafi

Taylor Swift thyen rekordin e Spotify, bëhet artistja femër më e dëgjuar në këtë platformë

Albumi i ri-regjistruar i Taylor Swift “Red” ka bërë histori në Spotify në ditën e parë të publikimit.

“Red” ( Versioni Taylor), albumi me 30 këngë i Swift që u publikua dje (12 nëntor), dhe tashmë po thyen rekorde në shërbimin e transmetimit.

Në ditën e parë të lansimit ai u bë albumi më i transmetuar në një ditë nga një femër, me më shumë se 90.8 milionë transmetime globale, konfirmoi Spotify për Billboard.

Foto: Christie Goodwin

Me këtë arritje, Swift kalon rekordin e saj të mbajtur më parë me albumin e vitit 2020 “Folklore”, i cili në ditën e tij të parë kishte 80.6 milionë transmetime.

Për më tepër, me publikimin e së premtes të “Red” (Versioni Taylor), Swift u bë femra më e transmetuar në një ditë në historinë e Spotify, me më shumë se 122.9 milionë transmetime.

Swift aktualisht ka mbi 47 milionë dëgjues mujor në Spotify.


“Red” (Versioni Taylor) përmban këngë të ri-regjistruara të të gjitha këngëve nga albumin “Red” që Swift publikoi në vitin 2012.

Kantautorja tregoi gjithashtu aftësitë e saj si regjisore për “All Too Well”, një film i shkurtër i frymëzuar nga kënga që u dha premierë të premten mbrëma, me aktorët Sadie Sink, Dylan O’Brien dhe vetë Swift. /Telegrafi/