Ylli amerikan i muzikës, Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord në Spotify.
Shërbimi i transmetimit njoftoi gjatë fundjavës në mediat sociale se këngëtarja ishte bërë “artisti më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify dhe “1989 (Versioni Taylor)” u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme këtë vit’.
Swift e zëvendësoi veten si mbajtësja e rekordeve artistike më të transmetuara, një vit pasi ajo fitoi këtë titull më 21 tetor 2022.
Në fillim të këtij muaji, ajo dhe Jack Antonoff festuan këngën e tyre “Cruel Summer” duke u ngjitur në vendin e parë në top listë – katër vjet pas publikimit të saj fillestar.
Swift ka dominuar absolutisht industrinë e muzikës këtë vit.
Turneu i mega-suksesshëm i saj thuhet se e ka bërë atë miliardere dhe filmi i saj i turneut po thyen gjithashtu rekorde. /Telegrafi/