Taylor Swift ka thyer heshtjen e saj për një fanse, 23-vjeçare, e cila vdiq nga arresti kardiak në koncertin e saj të stërmbushur në Rio gjatë turneut të saj “Eras Tour”.
Ana Clara Benevides i ra të fikët gjatë shfaqjes dhe besohet se ka pësuar arrest kardiak. Me gjithë përpjekjet e mjekëve në vendngjarje, Benevides u dërgua më pas në spital ku vdiq.
Swift lëshoi një deklaratë rrëqethëse në të cilën ajo shprehu pikëllimin ekstrem teksa mban zi për 23-vjeçaren që ajo e kujtonte si “jashtëzakonisht e bukur”, shkruan DailyMail.
“Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fans më herët sonte para shfaqjes sime” – ka shkruar ajo.
“Nuk mund t’ju them as sa e shkatërruar jam nga kjo. Ka shumë pak informacion, përveç faktit që ajo ishte tepër e bukur dhe shumë e re.”
Swift ofroi çiltërsi në deklaratën e saj duke zbuluar se ajo nuk do të mund të fliste për këtë nga skena sepse ajo është e pushtuar nga pikëllimi.
“Dua të them se tani e ndiej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer është me familjen dhe miqtë e saj” – shtoi ajo.
“Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil.” /Telegrafi/