Site icon Telegrafi

Taylor Swift thyen heshtjen, mbështet demokratët në zgjedhjet e mesmandatit

Taylor Swift (Foto:Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur amerikane, Taylor Swift, për herë të parë ndonjëherë, është prononcuar rreth bindjeve të saj politike.

Ajo ka mbështetur publikisht dy demokratë përpara zgjedhjeve të mesmandatit.

Swift është zotuar të luftojë për të drejtat e komunitetit homoseksual, barazi gjinore, si dhe për t’i dhënë fund racizmit “të tmerrshëm, të sëmurë dhe mbizotërues” në Shtetet e Bashkuara.

Taylor Swift (Foto: Kevin Winter/Getty Images for TAS/Guliver)

Në të kaluarën kam qenë ngurruese për të shprehur publikisht mendimin tim politik, por për shkak të disa ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën time dhe në botë përgjatë këtyre dy viteve të fundit, ndihem shumë herë më e lirshme rreth kësaj çështjeje tani”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

“Unë kam votuar gjithmonë dhe do të votoj gjithmonë, bazuar mbi atë se cili kandidat do të mbrojë dhe luftojë për të drejtat e njeriut, që unë besoj se të gjithë ne meritojmë në këtë vend. Unë besoj në luftën për të drejtat e homoseksualëve dhe se, çdo formë diskriminimi mbi orientimin seksual apo gjininë është i gabuar. Unë besoj se racizmi sistematik që ne shohim në këtë vend kundrejt njerëzve me ngjyrë është i tmerrshëm, i sëmurë dhe dominues. Nuk mundem të votoj për dikë, i cili nuk ka vullnetin për të luftuar për dinjitet për të gjithë amerikanët, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, gjinia apo cilët njerëz dashurojnë ata”, shton më tej këngëtarja

Në kë postim të gjatë, ajo sqaron edhe faktin se pse mbështet demokratët në shtetin kyç Tennessee, duke thënë se e ka të pamundur të “mbështesë” kandidaten republikane për Senat, e cila ka marrë betimin e Donald Trumpit javën e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version