Site icon Telegrafi

Taylor Swift surprizohet me festë të madhe për ditëlindjen nga Travis Kelce, pas përfundimit të turneut “Eras”

Taylor Swift priste një “darkë të qetë” me të dashurin e saj, Travis Kelce, pas përfundimit të turneut të saj të suksesshëm “Eras”, por ai e surprizoi me një festë të madhe.

Pas përfundimit të shfaqjeve të saj në Vancouver, ku turneu arriti të grumbullonte më shumë se 2 miliardë dollarë, Taylor mendoi se do të kishte një darkë private.

Megjithatë, Travis kishte organizuar një festë surprizë me miq dhe familje, përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij, Patrick Mahomes, dhe gruan e tij, Brittany, shkruan DailyMail.

Në festë, të ftuarit mbanin byzylykë miqësie dhe ishin të veshur me kostume që përfaqësonin albumet e ndryshme të Taylor.

Taylor u shfaq me një fustan të zi mini nga Balmain, të qëndisur me rruaza dhe kristale.

Ky moment i veçantë pasoi një tjetër surprizë për ditëlindjen e 35-të të këngëtares, ku Travis i kishte bërë dhurata të veçanta, përfshirë një Rolex të shtrenjtë dhe bizhuteri luksoze.

Sipas burimeve, ai kishte blerë dhurata që Taylor i kishte përmendur gjatë bisedave të mëparshme dhe kishte planifikuar gjithçka me kujdes për ta bërë këtë ditë sa më të paharrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version