Telegrafi

Taylor Swift siguron këmbët për 40 milionë dollar

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka vendosur të sigurojë këmbët për 40 milionë dollarë.

Ajo dhe njerëzit që e rrethojnë në botën e showbiz-it e dinë se këmbët e saj të gjata dhe tepër sensuale vlejnë shumë.

Kjo ka qenë edhe arsyeja primare se pse 25 – vjeçarja ka marrë këtë vendim.

Edhe pse duket e pa besueshme, artistja amerikane nuk bën dot asgjë pa këmbët. Nëse atyre iu ndodh një aksident ajo nuk mund të dalë më në skenë për të performuar.

Në botën e showbiz-it, artistëve u ndodh shpesh të sigurojnë pjesët më të vlefshme të trupit të tyre.

Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse Taylor Swift ka zgjedhur të sigurojë këmbët. /Telegrafi/