Telegrafi

Taylor Swift shijoi një mbrëmje në Londër, teksa festoi ditëlindjen e të dashurit të saj

Taylor Swift shijoi një natë në Londër ndërsa festoi ditëlindjen e 29-të të të dashurit të saj, Joe Alwyn, të shtunën.

Dyshes iu bashkua këngëtari Ed Sheeran, gruaja e tij, Cherry Seaborn si dhe dy miq të tjerë, teksa morën një tryezë në restorantin e njohur në Londër, Bob Bob Ricard.

Dhe miqtë e famshëm të Joe duket se i kishin dhuruar aktorit një kopje të fjalorit, me truprojën e Taylor që mbante një seri librash dhe kartave të ditëlindjes në makinë, duke përfshirë ‘Mini Oxford English’ dhe ‘A Month in the Country’.

Taylor Swift dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn (Foto: GC)

Pasi kaluan disa orë në tryezë, Taylor dhe Joe vendosën të përdorin çadra të mëdha deri te makina e tyre e pritjes.

E veshur me një xhaketë të zezë ‘Yves Saint Laurent’ dhe xhinse të errëta, këngëtarja e “Shape of You” arriti të rrëmbejë gjithë vëmendjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Joe po ashtu mbante një xhaketë të zezë e xhinse blu, derisa iu shmangeshin kamerave gjatë hyrjes në vendin e tyre të rezervuar.

Muaj më parë u spekulua se Swift ishte fejuar me Alywn për shkak të një unaze që mbante në dorë. /Telegrafi/

Dhuratat e Alwyn për ditëlindje (Foto: MJ)