Taylor Swift shijoi një natë në Londër ndërsa festoi ditëlindjen e 29-të të të dashurit të saj, Joe Alwyn, të shtunën.
Dyshes iu bashkua këngëtari Ed Sheeran, gruaja e tij, Cherry Seaborn si dhe dy miq të tjerë, teksa morën një tryezë në restorantin e njohur në Londër, Bob Bob Ricard.
Dhe miqtë e famshëm të Joe duket se i kishin dhuruar aktorit një kopje të fjalorit, me truprojën e Taylor që mbante një seri librash dhe kartave të ditëlindjes në makinë, duke përfshirë ‘Mini Oxford English’ dhe ‘A Month in the Country’.
Pasi kaluan disa orë në tryezë, Taylor dhe Joe vendosën të përdorin çadra të mëdha deri te makina e tyre e pritjes.
E veshur me një xhaketë të zezë ‘Yves Saint Laurent’ dhe xhinse të errëta, këngëtarja e “Shape of You” arriti të rrëmbejë gjithë vëmendjen.
Joe po ashtu mbante një xhaketë të zezë e xhinse blu, derisa iu shmangeshin kamerave gjatë hyrjes në vendin e tyre të rezervuar.
Muaj më parë u spekulua se Swift ishte fejuar me Alywn për shkak të një unaze që mbante në dorë. /Telegrafi/