Këngëtarja Taylor Swift ka shitur një nga dy aeroplanët e saj dy ditë para se vendi të hynte në bllokim mes pandemisë coronavirus.
Ajo u emërua këngëtarja më e paguar në vitin 2019, duke shtuar luksin në jetën e saj në masë të madhe, shkruan Daily Mail.
Por, Taylor ka vendosur që ta shesë një aeroplan privat, pasi sipas TMZ, ajo ka nevojë për vetëm njërin prej tyre.
Aeroplani më i vogël të cilin Taylor raportohet të ketë blerë në 2012 kaloi përmes një transferimi të regjistrimit më 16 mars, nga SATA LLC në Nashville në një entitet të ri të quajtur BoneDoc Aviation LLC, siç tregohet nga të dhënat e FAA.
Nuk i dihet se sa ka paguar këngëtarja për aeroplanin Falcon 50 në kohën e blerjes dhe as sa e shiti atë. /Telegrafi/