Site icon Telegrafi

Taylor Swift përfshihet në dramën e Justin Bieber mes aludimeve për një ‘hakmarrje’ muzikore

Taylor Swift është përfshirë sërish në tensionet me Justin Bieber, pasi ky i fundit publikoi një postim në Instagram që shumë fansa e konsideruan si një ‘ironizim’ ndaj saj.

Bieber, 31 vjeç, ndau një fotografi të një eklipsi hënor, ndërsa në sfond luhej kënga e Swift nga viti 2015, “Bad Blood”, një hit i njohur për referencat e tij të ashpra ndaj konflikteve personale.

Kjo ka nxitur spekulime se këngëtari po i referohej grindjes së tyre të vjetër, e cila kulmoi në vitin 2019 kur Swift e akuzoi ish-menaxherin e tij, Scooter Braun, për ngacmim, pas blerjes së regjistrimeve të saj muzikore, shkruan DailyMail.

Bieber iu përgjigj akuzave atëherë duke mohuar çdo keqdashje, por pranoi se një postim i tij i mëparshëm për Swift kishte qenë i papërshtatshëm.

Megjithatë, tensionet mes tyre kanë vazhduar ndër vite, veçanërisht duke pasur parasysh miqësinë e ngushtë të Swift me ish-partneren e Bieber, Selena Gomez.

Postimi i fundit i Bieber ka ngjallur reagime të shumta, veçanërisht duke qenë se ai vjen pas një serie postimesh reflektuese, ku ai flet për pasiguritë dhe sfidat me famën.

Përkundër spekulimeve mbi shëndetin dhe marrëdhënien e tij me bashkëshorten Hailey Bieber, këngëtari duket i përqendruar në krijimin e muzikës së re dhe në jetën familjare me djalin e tij të sapolindur. /Telegrafi/

Exit mobile version