Site icon Telegrafi

Taylor Swift nuk mori pjesë në “Grammy” sepse asaj nuk iu premtua ndonjë çmim?

Taylor Swift (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Taylor Swift anashkaloi pjesëmarrjen e saj në ngjarjen më të madhe të muzikës, “Grammy Awards” në mënyrë që të kalonte kohë me nënën e saj të sëmurë.

Ndërsa fansat po shpresonin për një performancë të befasishme nga kantautorja dhe krijuesja e hitit “Lover”, Taylor nuk u konfirmua kurrë për të performuar, thuhet sipas një burimi të brendshëm të Us Weekly.

“Ajo nuk do të merrte pjesë në Grammy sepse po kalonte kohë me familjen dhe nënën e saj, kanceri i së cilës është rikthyer”, tha burimi, shkruan DailyMail.

Taylor Swift dhe nëna e saj (Foto: Cooper Neill/Getty Images/Guliver)

Taylor u nominua për tri çmime në këtë ngjarje, por nuk arriti të rrëmbejë një trofe.

Para se të nominohej për në “Grammy Awards 2020”, Swift mori pjesë në Festivalin e Filmit në Sundance për të promovuar dokumentarin e saj “Miss Americana”.

Taylor zbuloi gjendjen shëndetësore të nënës së saj në një intervistë të 21 janarit për revistën “Variety”, duke treguar se si mjekët zbuluan një tumor në tru te nëna e saj, ndërsa ajo po merrte kimioterapi për kancerin e gjirit.

Taylor Swift në “Grammy Awards 2010” (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

“[Kanceri] është një gjë mjaft e vështirë për një person që ta kalojë”, i tha ajo revistës

Të tjerët kanë raportuar arsye të ndryshme për mungesën e Taylor në “Grammy Awards 2020”.

Disa burime spekuluan se këngëtarja e hitit “Blank Space” vendosi të mos marrë pjesë për shkak të akuzave për seksizëm që po trondisin “Grammy Awards”.

Taylor Swift në “Grammy Awards 2016” (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, disa mendojnë se Swift qëndroi larg për arsye më egoiste, vetëm duke premtuar se do të merrte pjesë nëse asaj iu garantohej një çmim – thotë një thashethem i aluduar në faqen prestigjioze Page Six.

“Këto deklarata të bëra nga “burime” anonime, të paidentifikuara janë absolutisht, 100 përqind të rreme dhe të qeshura. Ajo thjesht nuk shkoi në Grammy Awards. Ju djema duhet të qetësoheni”, tha për US Weekly një burim pranë këngëtares.

Akademia e Regjistrimit gjithashtu mohoi spekulimet, duke i thënë revistës “Akademia e Regjistrimit nuk është në dijeni të një bisede të tillë që të ketë ndodhur ndonjëherë. Është gjithashtu plotësisht në kundërshtim me ndërveprimet që kemi pasur me Taylorin ndër vite”. /Telegrafi/

Exit mobile version