Site icon Telegrafi

Taylor Swift në fshehtësi u shpërngul në Londër, për t’u izoluar me Joe Alwyn

Taylor Swift dhe Joe Alwyn Foto: Mirror

Taylor Swift dhe Joe Alwyn tashmë kanë bërë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.

Dyshja thuhet se në fshehtësi kanë vendosur që të jetojnë së bashku, qysh kur filloi izolimi për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan Mirror.

Deri që të dy kanë mbajtur në privatësi dashurinë e tyre, ndërsa po jetojnë në një rezidencë prej 5.5 milionë dollarësh.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur burime afër çiftit për The Sun, derisa tregonin për kohën që janë duke e kaluar së bashku.

“Ata kanë qenë atje [në Londër] për shumicën e kohës. Taylor mendon se të udhëtojë nuk është gjëja e duhur. Ajo dëshiron të ndjekë rregullat strikte, andaj vendosi të jetojë me Joe”, thuhej për çiftin.

Po ashtu, Swift ka qenë e zënë kohëve të fundit, ndërsa ka lansuar së fundmi edhe këngën e re “Love Story”.

Joe po ashtu ishte edhe në njërën prej projekteve të saj, ndërsa artistja i ndërroi emrin në William Boëery. /Telegrafi/

Exit mobile version