Ylli muzikor, Taylor Swift refuzoi t’iu përgjigjet gazetarëve gjerman që e konsideruan seksiste në një intervistë me mediat.
Në fakt, një prej gazetarëve e pyeti këngëtaren se kur planifikonte të kishte fëmijë, duke e konsideruar se ajo tashmë kishte mbushur tridhjetë vjet, gjë që e ofendoi këngëtaren.
“A është kjo një pikë kthese në jetën tënde? A do të bëhesh nënë një ditë?”, pyeti gazetari gjersa Swift iu shmang kësaj pyetje.
“Unë me të vërtetë nuk mendoj se burrat janë pyetur kur kanë mbushur 30 vjet, kështu që nuk dua t’iu përgjigjem”, pohoi ajo.
Në vend të kësaj, bukuroshja po diskutonte rreth dekadës së re që po hynte në jetë dhe në këtë formë po përpiqet që mos t’i përsërit gabimet siç bëri në të njëzetat.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore. /Telegrafi/