Telegrafi

Taylor Swift mahnit me një fustan të shkurtë të zi, teksa shijon një natë vajzash me Brittany Mahomes dhe Lindsay Bell

Taylor Swift mahniti me një fustan të zi, teksa doli një natë vajzash me mikeshat e saj Brittany Mahomes dhe Lindsay Bell, në Beverly Hills të shtunën.

Ndërsa Travis Kelce dhe shokët e tij të ekipit të “KC Chiefs” po qëndronin në hotelin afër Los Angeles, e dashura e tij dhe miqtë e saj të rinj darkuan në restorantin e famshëm Spago, shkruan DailyMail.

Taylor ka qenë në Los Angeles për disa ditë, DailyMail e ka fotografuar atë ekskluzivisht duke ushtruar në palestrën “Dogpound” në West Hollywood.

Brittany Mahomes, gruaja e Patrick Mahomes dhe Lyndsay Bell, gruaja e Blake Bell, mbërritën në Los Angeles dhe besohet se e kanë kaluar natën e së shtunës bashkë me Taylor në rezidencën e saj në Beverly Hills.

Të tre u larguan nga ajo rreth orës 7:30 të së shtunës mbrëma dhe hynë në restorantin me famë botërore “Spago”.

Taylor ishte e veshur me një fustan të zi të shkurtë, me një zinxhir floriri rreth qafës, buzëkuq të kuq dhe me çizme Christian Louboutin deri tek gjuri. Brittany kishte veshur një fund të shkurtë me kuadrate me çizme të larta. /Telegrafi/