Site icon Telegrafi

Taylor Swift, me kokën lart përballë paparacëve pas ndarjes (Foto)

Kur nuk kanë kaluar as tre muaj nga fillimi i romancës verore me Tom Hidlestone, që tashmë ka marrë fund, Taylor Swift duket se nuk e ka problem të qenurit “single”.

Në shfaqjen e parë publike që nga ndarja nga aktori britanik, ylli i muzikës eci me kokën lart përballë paparacëve, të mërkurën kur shkoi në palestër.

E Veshur me tuta të zeza dhe me nuanca shkëlqyese, Taylor u shfaq shpërfillëse ndaj lajmeve që kanë qarkulluar në media dhe madje i dha edhe një buzëqeshje fotografëve që tregonte vetëbesimin e saj.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, Taylor ndryshoi “look” duke u shfaqur me një bluzë të zezë, një minifund të bardhë në formë A-je dhe taka të larta për të vajtur në një takim me Lily Aldridge, pasi, siç dihet, asgjë nuk mund t’i mjekojë më mirë plagët e ndarjes sesa një bashkëbisedim me mikun më të mirë. /TCh/Telegrafi/

Exit mobile version