Site icon Telegrafi

Taylor Swift gëlltit përsëri një insekt gjatë performancës së saj në Londër, muaj pasi bëri të njëjtën gjë në Chigaco

Muaj pasi gëlltiti një insekt gjatë performancës së saj në natyrë në Chgaco, Taylor Swift e ka bërë sërish në Londër.

Këngëtarja 34-vjeçare po këndonte hitin e saj “All Too Well” kur gëlltiti një insekt dhe qeshi me shaka.

“Kam gëlltitur një insekt, a mund të këndosh?” tha ajo në një video, të kapur nga përdoruesi i TikTok @alexaelizabeth.

Insekti që këngëtarja gëlltiti nuk ishte i vetmi i ftuar i papritur në Londër, me të dashurin e saj Travis Kelce që bëri një paraqitje të paparalajmëruar.

Ai u bashkua me kërcimtarët rezervë të këngëtares për të ndihmuar në ndryshimin e kostumit gjatë performancës.

Fituesi i “Super Bowl” i “Kansas City Chiefs” e çoi në krahë atë nëpër skenë, në mënyrë që të mund të ndërronte xhaketën dhe takat e saj për këngën e saj “I Can Do It With a Broken Heart”.

Muajin e kaluar, albumi i 11-të i Swift-it “The Tortured Poet’s Department” ka kryesuar listat e albumeve Billboard 200 për të tretën javë radhazi. /Telegrafi/

@alexaelizabethh

This girl is always swallowing bugs😭 #greenscreenvideo #taylorswift #erastour #redtaylorsversion #alltoowell #taylorswiftbug #londonnightthree #foryou #fyp

♬ original sound – lex

Exit mobile version