Taylor Swift nuk e di nëse do të promovojë albumin e saj të ri “Lover” në një turne në stadium.
Këngëtarja 29-vjeçare lansoi albumin e saj më të fundit javën e kaluar. Ajo në një intervistë për media foli për planet e saj për albumin.
“Nuk jam plotësisht e sigurt rreth turneut për shkak të këtij albumi. Unë isha duke planifikuar këtë version dhe duke drejtuar videot dhe … duke u përpjekur ta bëja këtë përvojë të lansimit të albumit dhe nuk kam planifikuar nëse do të promovoja live”, shpjegoi ajo.
“Unë patjetër dua ta luaj këtë album live për shumë njerëz, por nuk e di saktësisht se në cilën mënyrë do të ndodhë,” shton ajo. Swift thotë se “Lover” është me siguri albumi i saj më “personal” deri më tani dhe se dëshiron t’i bëjë fansat të ndihen sikur janë në “dhomën e saj të jetesës” kur të vijnë ta shikojnë duke kënduar live.
“Ky album është kaq personal, aq i hollësishëm, emocional, por me të vërtetë nuk e di se çfarë po bëjmë – nuk kam pasur ende takime,” ka thënë ajo.