Site icon Telegrafi

Taylor Swift është shpallur artistja me më së shumti shitje

Taylor Swift është shpallur artistja që ka shitur më shumë albume në vitin që lamë pas sipas IFPI, organizatë kjo që përfaqëson industrinë diskografikë në botë.

Swift fitoi titullin për herë të dytë, duke qenë e para edhe para gjashtë vitesh në 2014.

Me këtë dëshmon se 2019 ka qenë një vit mjaft i suksesshëm për të, që nga publikimi i albumit të saj të shtatë “Lover”.

“Taylor Swift është me të vërtetë një yll global”, komentoi drejtori i IFPI, Frances Moore.

“Ajo vazhdon të rritet si një artiste dhe të mbajë një lidhje tepër të fortë me fansat e saj, ndërsa vazhdon të shkëlqejë me secilin album. Ishte kënaqësi ta prezantosh atë me çmimin ‘Global Recording Artist of the Year’ për të dytën herë”, vazhdoi më tutje Moore.

Albumi i Taylor zuri vendin e parë në më shumë se dhjetë vende, teksa gjatë javës së parë të lansimit arriti në tre milionë kopje të shitura në gjithë botën.

Ndërkaq, çmimi “Global Recording Artist of the Year” është i shtati për yllin amerikan.

Taylor Swift (Foto: Neilson Barnard/Getty Images)

Më poshtë është lista e top-10 artistëve me më së shumti shitje në vitin 2019, sipas IFPI:

1. Taylor Swift

2. Ed Sheeran

3. Post Malone

4. Billie Eilish

5. Queen

6. Ariana Grande

7. BTS

8. Drake

9. Lady Gaga

10. The Beatles

/Telegrafi/

Exit mobile version