Telegrafi

Taylor Swift do e bëj hapjen e MTV Video Music Awards 2019

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, këtë vit do e bëj hapjen e MTV Video Music Awards 2019.

Ajo tashmë e ka konfirmuar se do jetë pjesë e këtij evenimenti madhështor, derisa do e bëjë hapjen me albumin e saj “Lover”.

“Unë do e filloj shoun, kjo është emocionuese. Nuk e di nëse mund të them aktualisht, por e kam përfunduar tani”, i ka thënë Robin Roberts në “Good Morning America”.

Swift, 29 vjeçe, është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme këtë vit, përfshirë videon e vitit, këngën e vitit, dhe për videon më të mirë.

Këngëtarja e hitit “You need to calm down” është në garë me Ariana Grande për nominimet në “Video Music Awards” këtë vit.

Lexo po ashtu Taylor Swift do të performojë në MTV VMA 2019

Ndryshe, qysh nga viti 2008, ylli amerikan ka fituar shtatë çmime në VMA, në kategoritë për artisten femër më të mirë (“You Belong with Me,” “I Knew You Were Trouble,” “Blank Space”, “Bad Blood,” “I Don’t Wanna Live Forever”). /Telegrafi/