Site icon Telegrafi

Taylor Swift duket ndryshe me flokët me ngjyra

Taylor Swift (Foto nga Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Taylor Swift është njëra nga këngëtaret amerikane më të dashura për publikun e gjerë.

Që nga paraqitja e saj, Taylor nuk ka eksperimentuar shumë me dukjen, pasi ka qëndruar ‘nën lëkurën’ e saj, shkruan Mirror.

E njohur për flokët bionde, fansat e saj mbetën të frikësuar për pamjen e re, ndërsa këngëtarja vuri në pah flokët me ngjyrë rozë dhe të kaltër.

Krijuesja e hitit “Blan Space” ka befasuar me dukjen shumëngjyrëshe përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Taylor dukej jashtëzakonisht elegante me një bluzë me print lulesh dhe syze dielli të bardha të mëdha, ndërsa shijonte rrezet e diellit.

Taylor gjithashtu ka qenë duke dhuruar paratë e saj për fansat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i mbylljes së vendit të punës për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version