Site icon Telegrafi

Taylor Swift dhe Travis Kelce përshtaten në veshje në një takim romantik, mes thashethemeve për fejesë

Taylor Swift dhe Travis Kelce u shfaqën së fundmi si një çift i përsosur në një mbrëmje romantike në restorantin BondST në New York, ku koordinuan me mjeshtri stilin e tyre.

Pasi përfundoi turneun e saj të suksesshëm Eras, Taylor dhe Travis vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku dhe duket se stilet e tyre të ndryshme janë përputhur mjaft mirë.

Taylor ishte e veshur me një xhaketë të Stella McCartney me kristale dhe një minifustan të zi, ndërsa kombinonte çizme Versace dhe geta Sheertex me model diamanti. Flokët e saj të artë dhe manikyri i kuq i dhanë më shumë shkëlqim pamjes, shkruan DailyMail.

Nga ana tjetër, Travis, me stilin e tij të ngjashëm me veshjet e rrugës, zgjodhi një këmishë me vija dhe pantallona ari me shkëlqim, duke i shtuar aksesorë të tjerë si syze dhe një kapelë bejsbolli.

Në këtë mbrëmje iu bashkuan edhe Jack Antonoff dhe Margaret Qualley, dhe fansat nuk mundën të mos vërejnë përputhshmërinë e veshjeve të Taylor dhe Travis, duke shpërndarë emocionet e tyre në rrjetet sociale.

Një Swiftie shkroi: “Veshjet e përputhshme të Taylor dhe Travis janë të lezetshme!” dhe një tjetër shtoi: “Taylor dhe Travis duken të mrekullueshëm së bashku”.

Dalja e tyre vjen pas spekulimeve për një mundshme fejesë, të cilat u ndezën pas disa fotove nga festa e Swift-it, ku fansat e vunë re një unazë të dyshimtë në gishtin e saj.

Thashethemet për fejesë morën hov pas këtij incidenti, duke e bërë këtë çift të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas një burimi, ata vazhdojnë të qeshin me këto thashetheme dhe po kalojnë një periudhë të lumtur së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version