Historia e dashurisë e Taylor Swift dhe Joe Alwyn thuhet se ka mbaruar.
Këngëtarja dhe aktori – të cilët kanë qenë së bashku për më shumë se gjashtë vjet – janë ndarë.
Raportohet se ndarja ka ndodhur disa javë më parë dhe ka qenë në mënyrë paqësore, shkruan Page Six.
“Nuk ishte dramatike”, ka thënë burimi.
Swift, 33-vjeçare ka nisur “Eras Tour” më 17 mars dhe fansat kanë vënë re se Alwyn, 33-vjeçar, ka munguar në shumë koncerte.
Gjatë gjithë viteve të tyre së bashku, ish-çifti kanë qenë disa herë në qendër të thashethemeve të fejesës.
Ata u takuan në “Met Gala 2016” dhe filluan lidhjen disa muaj më vonë, megjithëve e bënë publike në 2017.
Biondja nga ana tjetër foli për këtë histori dashurie në dokumentarin e saj të vitit 2020, “Miss Americana”.
“Ne vendosëm së bashku që të mbanim marrëdhënien tonë sa më private”, u shpreh artistja në një moment. /Telegrafi/