Demi Lovato dhe Taylor Swift dukeshin si shoqe të ngushta në MTV Video Music Awards 2023, këtë të martë.
Duke mos shfaqur asnjë shenjë përçarjeje, pavarësisht thashethemeve për një grindje të raportuar prej vitesh, këngëtarja 33-vjeçare u pa duke kërcyer me këngën e Demi Lovatos, teksa ajo performonte “Cool for the Summer” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, shkruan DailyMail.
Pasi një llogari e fansave të Taylor Swift publikoi një video të lezetshme të këngëtares së “Lavender Haze” duke u kënaqur me performancën live të Demit në X (ish-Twitter), ndërsa këngëtarja e hitit “Confident” u përgjigj me një emoji të buzëqeshur të rrethuar nga tri zemra.
Bukuroshja me flokë të errëta ndjek edhe Taylorin në Instagram, por interpretuesja e hitit “Cruel Summer” nuk ndjek askënd për momentin në faqen e saj.
Thashethemet për një grindje mes dy artisteve muzikore filluan që në vitin 2010.
Të dy këngëtarët ndajnë një mike tjetër po aq të famshme, Selena Gomez, 31 vjeçe.
Taylor Swift VIBING to Demi Lovato’s performance of “Cool For The Summer” was never on my bingo card but this is absolutely everything 🤪 #VMAs https://t.co/XFqGsqNk8q
— Taylor Swift Updates (@SwiftNYC) September 13, 2023
Kur yllit të “Sonny With A Chance” iu drejtua një pyetje në lidhje me shoqen më të mirë prej kohësh në vitin 2010 Selenës, nga një fans, Demi përgjigjet rrëmbyeshëm: “Pyetni Taylorin”. /Telegrafi/