Dukja e fundit e Taylor Swift i shkon mjaft shumë asaj.
Ylli 30-vjeçar ishte pjesë e “NME Awards 2020” në Londër të mërkurën. Swift zgjodhi një kostum të veçantë për këtë event madhështor, pjesa e sipërme e të cilit ishte e përbërë nga një bluzë bardh e zi, dhe gjysma tjetër ishte e shoqëruar me pantallona të shkurtra të zeza e me një palë çizme nga Gianvito Rossi.
Ajo gjithashtu përzgjodhi një pamje të thjeshtë me flokët e tërhequra mbrapa dhe me buzëkuq më të ndezur.
Swift, e cila ka fituar çmime më shumë se çdo artistë tjetër, edhe në “NME Awards” të këtij viti ka arritur të rrëmbejë çmimin për “Best Solo Act in the World”. Të nominuar në këtë kategori ishin edhe: Billie Eilish, Lizzo, Beck, Charli XCX, FKA tig, Lana Del Rey dhe Yungblud.
Gjersa po pranonte çmimin, Swift ngacmoi me disa fjalë meqë statuja ishte në formë të gishtit të mesëm.“Është e mahnitshme të kesh atë që të përputhet. Jam e nderuar”, ka thënë ndër të tjerash ajo.
“Kjo është hera ime e parë në NME Awards, dhe unë jam si, më duket se të gjithë të tjerët janë më të turpshëm dhe më të rezervuar. A po e shijoni këtë mbrëmje?”, tha Swift.
“Oh, prisni. Kjo është ceremonia më e çmendur që kam parë ndonjëherë”, vazhdon më tej Taylor.
Ky është çmimi i dytë për Swift, pasi në “NME Awards 2016”, 30-vjeçarja mori çmimin për “Best International Solo Artist”. /Telegrafi/