Telegrafi

Taylor Swift bashkohet me Christian Bale dhe Margot Robbie për filmin e ri të David O.Russell

Derisa David O.Russell nuk kishte përfshirë mjaft yje të mëdhenj në filmin e tij të ardhshëm, Taylor Swift është e fundit artiste që do t’i bashkohet kastit.

Christian Bale, Margot Robbie dhe John David Washington do të luajnë së bashku me Rami Melek, Zoe Saldana, Anya Taylor-Joy, Chris Rock, Mike Myers, Robert De Niro, Michael Shannon, Timothy Olyphant, Andrea Riseborough, Matthias Schoenaerts dhe Alessandro Nivola.

Roli i Swift deri më tani është mbajtur i fshehur, megjithëse përfshirja e saj në projektin e ri u informua së pari nga ‘Deuxmoi’ në Instagram, para se të raportohej nga Showbiz 411.

Taylor Swift (Foto: Collider)

Swift është këngëtarja 11 herë fituese e ‘Grammy’ që ka shitur më shumë se 200 milionë kopje.

Ajo bëri debutimin në filimin e Garry Marshall të quajtur “Valentine’s Movie”, më pas me Zac Efron në “The Lorax” dhe në “The Giver”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Taylor së fundmi bëri paraqitjen në “Cats” dhe në dokumentarin “Folklore: The Long Pond Studio Sessions”, i cili përshkroi krijimin e albumit të saj me të njëjtin emër.

Taylor Swift (Foto: Netflix)

Taylor Swift po ashtu është femra e parë, të cilës i është ndarë çmimi Global Icon në ceremoninë e BRIT Awards, çmimit të përvitshëm në industrinë fonografike të muzikës britanike. /Telegrafi/