Site icon Telegrafi

Taylor Swift anulon të gjitha koncertet për shkak të pandemisë coronavirus

Taylor Swift (Foto nga Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)

Kriza globale ka kapluar industrinë e muzikës duke bërë që shumë turne muzikore të artistëve të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Njëra ndër ta është edhe këngëtarja Taylor Swift, e cila ka anuluar të gjitha koncertet e saj të planifikuara për këtë vit.

Përmes rrjetit social Twitter, ajo ka bërë të ditur për një vendim të tillë teksa thekson se është më e rëndësishme të qëndrojmë të vetizoluar.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’ju shoh në koncert këtë vit, por e di që ky është vendimi i duhur. Ju lutem, ju lutem qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt. Do t’ju shoh në skenë sa më shpejt që të mundem, por tani çka është e rëndësishme është të qëndroni në karantinë, për hir të të gjithë neve”, ka shkruar Taylor.

Në të njëjtin shkrim thuhet se të gjitha koncertet që kanë qenë të parashikuara të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Brazil do të shtyhen për data tjera në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version