Telegrafi

Taylor Swift anulon sërish shfaqjet e mbetura të turneut “Lover Fest” për shkak të pandemisë

Taylor Swift ka anuluar shfaqjet e mbetura të turneut të saj “Lover Fest” për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Swift, 31 vjeçe, përmes llogarive zyrtare në rrjete sociale ndau azhurnimin e ‘hidhur’ për fansat e saj.

“Më pëlqen të shfaqem këtu për t’ju thënë një lajm të mirë, ose për të ndarë një projekt të ri me ju. Nuk është gjëja ime e preferuar në botë që të duhet t’ju them lajme për të cilat jam e hidhëruar. Më vjen shumë keq, por nuk mundem t’i realizoj shfaqjet që i kemi shtyrë. Megjithëse rimbursimet kanë qenë në dispozicion që kur kemi shtyrë për herë të parë shfaqjet e Lover Fest, shumë prej jush varen në biletat tuaja dhe unë gjithashtu kam menduar se mund të planifikonim përsëri”, tha këngëtarja e “Evermore”.

Taylor Swift (Foto: Variety)

Deklarata e saj vazhdon: “Kjo është një pandemi e paparë që ndryshoi planet e të gjithëve dhe askush nuk e di se si do të duket në të ardhmen e afërt. Unë jam aq e zhgënjyer sa nuk do të jem në gjendje t’ju shoh personalisht sa më shpejt që doja. Më mungoni shumë dhe mezi pres derisa që të gjithë të mund të jemi përsëri në një koncert së bashku”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Taylor Swift

Në Twitter, biondja shtoi se i mungojnë fansat ‘tmerrësisht’ dhe se ‘mezi pret për një ribashkim në të ardhmen’.

Taylor Swift (Foto: Getty mages/Guliver)

Pavarësisht nga pandemia e vazhdueshme e COVID-19 që bëri një ndryshim në koncerte e performanca gjatë 2020, Taylor ka arritur të kënaqë fansat me publikimin e jo një por dy albumeve surprizë vitin e kaluar.

Dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme për të mbajtur më afër publikun, ylli i muzikës pop njoftoi se zyrtarisht ka përfunduar riregjistrimin e albumit të saj “Fearless” nga nëntori 2008. /Telegrafi/