Site icon Telegrafi

Taylor befason fansin 7 vjeçar në shtëpinë e tij (Video)

7 vjeçari Dylan Barnes u bë i famshëm pas publikimit të një video ku shihej duke kërcyer me hitin “Shake it off”.

Vec shumë ndjekësve voglushi ka tërhequr edhe vëmendjen e vetë këngëtares, Taylor Swift, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e ka befasuar djaloshin duke e vizituar atë në shtëpinë e tij dhe duke bërë një klip ku shfaqen të dy duke kërcyer hitin.

“Më në fund takova Dylan, 7-vjeçarin e pasionuar për të kërcyer Shake It Off në The Ellen Show, dhe kjo ndodhi”, ka shkruar në Twitter Swift.

Dylan jeton në Kansas City ku këngëtarja ndodhej për një koncert. E teksa ai shpresonte ta takonte në prapaskenë këngëtaren e famshme, ajo u shfaq në shtëpinë e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version