Site icon Telegrafi

Taylor, 50 mijë dollarë për vogëlushin me kancer

Taylor Swift ka dhuruar 50 mijë dollarë për voglushin Ayden që vuan nga kanceri.

Ayden është nipi i një prej balerinëve të këngëtares, për të cilin ajo kontribuoi përmes faqes GoFundMe.

“Vogëlushi Ayden, jam me fat që performoj më dajën tënd Toshi në Turne. Të gjithë ne po lutemi për ty dhe nënën tënde dhe të dërgojmë shumë dashuri”.

Ayden është vetëm 13 muajsh dhe u diagnostikua me kancer dy ditë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja dhuron shuma të mëdha për kauza të ndryshme.

Në Korrik, 25 vjeçarja u fut në histori si donatorja më e madhe në faqen GoFundMe, pasi dha 50 mijë dollarë për një vajzë të vogël me leuçemi. /Telegrafi/

Exit mobile version