Por, me këtë tavolinë do të keni një zyrë mbresëlënëse
Orenditë në formë të veturave, nuk janë asgjë e re, ndërsa krevatet e fëmijëve që kanë nga katër rrotë anash janë shumë të kërkuara, transmeton Telegrafi.
As të rriturit nuk po mbesin indiferent ndaj këtij trendi, duke kërkuar edhe ata diçka në këtë formë.
Kompania polake Design Epicentrum, e ka kaluar këtë krijim orendish në një nivel tjetër, duke punuar tavolinën në formë të Lamborghini Aventador. Sikur super-makina italiane, as ajo nuk vije lirë.
Për ta pasur një të tillë, duke paguar 30 mijë euro, që janë një shumë absurde, pasi me ato para mund të blihet një makën e zakonshme pa asnjë kilometër të kaluar.
Por, provoni t’ia shpjegoni 44 blerësve që e kanë paguar deri më tani, vetëm që ta kenë një të tillë.
E punuar me material plastik me fibra xhami dhe me drita LED, këto tavolina të inspektuara nga inxhinierët e Lamborghinit, janë shumë të pëlqyeshme.
Madje, mund t’i vendoset xhami sipër, si dhe dritat në pjesën e poshtme, për ta bërë sa më mbresëlënës.
Sikur të nevojitet ndonjë rekomandim, pranë kësaj tavoline, do të shkonte për bukuri edhe një tjetër në formën e Porschesë, për të përmbushur çdo dëshirë që i duan super-makinat. /Telegrafi/