Nesër ndeshja Shqipëri – Zvicër, pritet të sjell shumë emocione, ndërsa ata që kanë më shumë emocione janë vëllezërit Xhaka.
Granit Xhaka dhe Taulant Xhaka do të luajnë përballë njëri tjetrit nesër për herë të parë në karrierë të tyre.
Sipas Top Channel, Taulant Xhaka i ka bërë një dhuratë Granitit që luan me Zvicrën, transmeton Telegrafi.
Taulanti i ka dhuruar një fanellë të kombëtares, Graniti, duke i thënë se nesër kjo fanellë do të fitojë.
Shqipëri-Zvicër do të zhvillohet nesër nga ora 15:00. /Telegrafi/