Site icon Telegrafi

Taulant Xhaka te Fiorentina?

Është ky lajmi i bujshëm që përcjell portali i njohur italian Tuttomercatoweb, i cili në fakt i referohet mediave që qëndrojnë pranë klubit vjollcë, transmeton Supersport.

Portugezi 44-vjecar pritet së shpejti të zyrtarizohet si trajneri i ri i Fiorentinës dhe mesa duket ai tashmë ka nisur punën dhe së bashku me drejtuesit e klubit nga Firence po krijojnë një listë të lojtarëve për të përforcuar skuadrën gjatë verës.

Dhe, sipas mediave italiane, i pari në listën e dëshirave të ish-lojtarit të Interit dhe Juventusit është Taulant Xhaka.

Sipas portalit Firenzeviola.it, 24-vjeçari shqiptar do të ishte përforcimi ideal për Fiorentinën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Përveç si mbrojtës i djathtë ai mund të luajë edhe si mesfushor shkatërrues, mesfushor krahu dhe mbrojtës qendre.

Për të transferuar lojtarin, Viola duhet të paguajë rreth pesë milionë euro, me lojtarin që ka kontratë me klubin zviceran deri në vitin 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version