Futbollisti i njohur, Taulant Xhaka, është ndër më të komentuarit në faqet rozë.
Ai në rrjete sociale është aktiv, duke mbajtur të azhurnuar 311 mijë ndjekësit e tij, përmes postimeve nga përditshmëria.
Në një postim të fundit në Instagram, Xhaka ka pasur rastin që të shpërndajë portretin familjar.
Në të njëjtën kohë ai bëri të ditur se djali i tij ka ditëlindjen e parë, duke i dedikuar fjalë tejet të ëmbla.
“Urime ditëlindjen e parë për shokun e ngushtë dhe dashurinë e parë. Ti i ke bërë një vjet? Sa shpejt kalon koha”, ka shkruar në përshkrim.
Tutje Taulanti shtoj: “Ti je gjëja më e mirë që na ka ndodhur ndonjëherë. Faleminderit që më bën babanë më të lumtur në botë”.
Përndryshe, Klevisi është fryt i dashurisë mes sportistit Taulant dhe Arbnora Xhakës. /Telegrafi/