Është mbyllur në barazim 2-2 derbi i Zvicrës mes Basel dhe Young Boys, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të.
Një ndeshje që ka parë si protagonist Taulant Xhakën, por edhe talentin e huazuar te Interit, Sebastiano Esposito.
Mesfushori shqiptar ka lënë shenjë me një supergol të realizuar në minutën e 41-të të takimit. Lojtarët e Boys tentuan të largojnë topin nga zona, por topi përfundon në këmbët e Xhakës.
Ish-futbollisti i Kombëtares provon menjëherë goditjen drejt portës, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Vërtet një supergol.
Por, megjithë golin e Xhakes, skenën e mori edhe Esposito direkt në goditje dënimi. Djaloshi i huazuar nga Interi te Basel dhe shume i kritikuar për karakterin e tij. Pikërisht shqiptari festoi me italianin pas golit. /Telegrafi/
Xhaka bringt Basel gegen YB in Führung. #Bscyb pic.twitter.com/JN7159HSd7
— Zum Runden Leder (@zumrundenleder) April 3, 2022
https://streamable.com/ppcp6d