Telegrafi

Taulant Xhaka realizoi nga gjuajtja e lirë (Video)

Me rezultat 2-0, Baseli ka fituar si mysafir i Wettswil-Bonstetten, në ndeshjen e vlefshme për 1/32 e finales të Kupës së Zvicrës.

Në këtë ndeshje ishte protagonist mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka.

26-vjeçari mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar një gjuajtje të lirë, ndërsa topi i goditur nga ai, e kaloi murin dhe u ndal në rrjetë (33’).

Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, ndërsa në gjysmën e dytë realizoi Luca Zuffi. /Telegrafi/