Site icon Telegrafi

Taulant Xhaka kujton natën e Beogradit me një thënie interesante (Foto)

epa04447012 Serbian players try to recover a flag on the pitch before the Euro 2016 Group I qualifying match between Serbia and Albania was suspended, at the Partizan stadium in Belgrade, Serbia, 14 October 2014. The match was suspended after the flag Albanian symbols was flown above the stadium remote controlled by a drone which provoked a fight between players. EPA/SRDJAN SUKI

Dy vite më parë Shqipëria kishte udhëtuar për në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, për të zhvilluar ndeshjen kundër kombëtares së këtij vendi.

Tashmë të gjithë e mbajmë mend se çfarë kishte ndodhur në atë natë.

Ndeshja ishte ndërprerë, pasi në fushë u fut një flamur gjigant i Shqipërisë etnike, ndërsa ishte shkaktuar kaos i madh në fushë, pasi lojtarët tanë e mbrojtën me çdo kusht atë.

Në atë kohë sigurimi ishte i dobët dhe shumë tifozë ishin futur në fushë, për t’i sulmuar lojtarët tanë që shpëtuan për mrekulli.

Lexo po ashtu Sot, dy vjet më parë droni me flamurin e "Shqipërisë Natyrale" valoi mbi stadiumin e Beogradit (Video)

Atë natë të tmerrshme e kujton mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, i cili ishte i pari që e kishe kapur flamurin nga dora e futbollistëve serb.

“100 zogj të pulave kundër 1 LUANI”, ka shkuar Xhaka në facebook duke ia bashkangjitur edhe një fotografi.

Ndeshja isht fituar në CAS me rezultat 3-0 dhe Shqipëria kishte luajtur në Kampionat Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version