Site icon Telegrafi

Taulant Xhaka jep lajmin e mirë për Kombëtaren kuqezi

Albania's Taulant Xhaka (R) vies for the ball with Denmark's Peter Ankersen (L) during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Denmark at the Elbasan Arena Stadium, on October 11, 2014 in Elbasan. AFP PHOTO / GENT SHKULLAKU (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP/Getty Images)

Taulant Xhaka është një ndër lojtarët kryesorë dhe më energjikë të Kombëtares dhe shihet si lojtari i pazëvendësueshëm në formacionin e teknikut italian, Gianni De Biasi.

Pas një kampionati fantastik të zhvilluar në Zvicër është e pamundur që muskujt e Xhakës mos kenë nevojë për pushim.

Stafi mjekësor i Baselit ka thënë se është thjesht një tërheqje dhe lojtari ka nevojë për disa ditë pushimi, ndërsa De Biasi ka deklaruar me bindje se Taulant Xhaka do të rikuperohet në kohë dhe do të jetë i gatshëm për ‘Euro 2016’.

“Kam këputur muskulin në masën 3 milimetra por mund të them që më e rënda kaloi”, u shpreh Taulant Xhaka në prag të grumbullimit me Kombëtaren shqiptare.

Xhaka u dëmtua pas 21 minutave lojë në takimin e datës 30 prill ku Baseli fitoi 2-1 përballë Sionit.

Mesfushori i Baselit pritet të bashkohet me Kombëtaren rreth datës 26 maj, i cili do të jetë edhe lojtari i fundit që pritet të jetë nën urdhrat e De Biasit.

Exit mobile version