Taulant Xhaka ka shkruar një facebook për takimin që ka pasur me trajnerin e e ri të Kombëtares, Christian Panuccin.
U flit se Xhaka nuk ka takuar trajnerin dhe stafin e tij, por kjo është hedhur poshtë nga lojtari.
Madje Xhaka thotë se takuar me Panuccin dhe takimi ka qenë pozitiv.
“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë”.
“Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive”.
“Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi. Unë do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren”.
“Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim. Jam krenar që përfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin për interesimin Edhe angazhimin. Me Respekt Taulant XHAKA”, thuhet në deklratën e Xhakës. /Telegrafi/