Shqipëria nesër do të takohet me kombëtaren italiane në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Taulant Xhaka ka shpërndarë një fotografi të pesë përfaqësuesve shqiptarë, të cilët pasnesër do të luajnë kundër gjigantit evropian të futbollit.
“Bashkimi bën fuqinë!”, ka shkruar mesfushori i Kombëtares shqiptare, duke na kujtuar thënien e famshme të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.
Theksojmë se ndeshja do të luhet të premten në stadiumin e Renzo Barbera të Palermos me fillim në ora 20:45. /Telegrafi/