Telegrafi

Taulant Xhaka asiston në fitoren e Baselit (Video)

Taulant Xhaka vijon të jetë në krye të klasifikimit me skuadrën e tij të Baselit në kampionatin zviceran.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit u bë protagonist me lojën e tij në ndeshjen e zhvilluar sot pasdite ndaj Thunit.

Një kros i harkuar nga Xhaka nga goditja e këndit gjeti zbuluar Lang në qendër të zonës, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte golin e avantazhit për Baselin në minutën e katërt të lojës.

Miqtë dyfishuan shifrat në minutën e 13-të të lojës me anë të Nankos, ndërsa Zufi shënoi golin e sigurisë që gjashtë minuta më pas.

Tre golat e realizuar brenda 20 minutave të para të lojës nuk i lanë shumë hapësira vendasve për të përmbushur shifrat.

Në këtë takim Xhaka e nisi lojën si titullar, por u zëvendësua nga Franson në minutën e 73-të të lojës.

Pas kësaj fitore, Baseli udhëheq Superligën zvicerane me 18 pikë në javën e gjashtë.