Telegrafi

Taulant Seferi shënon golin e tetë në kampionat, e mban Winterthurin në garë për tu kthyer në elitë

Sulmuesi shqiptar Taulant Seferi është kthyer përsëri në skenë me golat e tij në fanellën e Winterthur. 

Në muajin e fundit Winterthuri është kthyer në rrugën e duhur dhe duket i aftë që të rivalizojë për vendin e dytë që dërgon në ndeshjet play-off për elitë.

Fitorja me rezultat 3-1 ndaj Schaffhausen, që u vulos me golin e Seferit në minutën e 91-të të takimit, tregon se klubi nuk do të dorëzohet deri në fund.

Ky ishte goli i tetë për sulmuesin shqiptar i cili pret ende një ftesë nga Kombëtarja A.

Ai ka qenë për dy vite pjesë e U21.

Suksesi i sotëm e ngjiti Winterthur në vendin e tretë në renditje, me vetëm dy pikë diferencë nga Lozana e vendit të dytë.

Lojtari është në huazim nga Young Boys. /Telegrafi/