Sulmuesi shqiptar Taulant Seferi është kthyer përsëri në skenë me golat e tij në fanellën e Winterthur.
Në muajin e fundit Winterthuri është kthyer në rrugën e duhur dhe duket i aftë që të rivalizojë për vendin e dytë që dërgon në ndeshjet play-off për elitë.
Fitorja me rezultat 3-1 ndaj Schaffhausen, që u vulos me golin e Seferit në minutën e 91-të të takimit, tregon se klubi nuk do të dorëzohet deri në fund.
Ky ishte goli i tetë për sulmuesin shqiptar i cili pret ende një ftesë nga Kombëtarja A.
Ai ka qenë për dy vite pjesë e U21.
Suksesi i sotëm e ngjiti Winterthur në vendin e tretë në renditje, me vetëm dy pikë diferencë nga Lozana e vendit të dytë.
Lojtari është në huazim nga Young Boys. /Telegrafi/